Kur vjen koha për të shitur makinën tuaj, ka disa gjëra që mund të bëni për të rritur vlerën e makinës suaj.
Një makinë krejt e re humbet 11% të vlerës së saj në momentin që largohet nga dyqani. Pas kësaj, vlera e makinës mund të zhvlerësohet me 15 – 25 për qind çdo vit gjatë pesë viteve të para të saj. Prandaj, është e rëndësishme që të bëni gjithçka që mundeni për të rritur vlerën e rishitjes së makinës suaj.
Amortizimi është një ngjarje e pritshme e posedimit të një makine, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta shisni makinën tuaj për çmimin minimal. Ashtu si zbukurimi i shtëpisë tuaj përpara se ta shisni, “shfaqja e dashurisë” ndaj makinës tuaj mund të bëjë një ndryshim në vlerën e saj të rishitjes.
Nëse keni klikuar në titullin e këtij artikulli do të thotë që ju keni një makinë të përdorur të cilen po mundoheni ta shisni. Shitja e një makine të përdorur bëhet akoma dhe më e vështirë kur ju nuk keni njohurit e mjaftueshme për këtë kategori të industrisë. Ka kaluar kohë që nga çasti që e keni nxjerr në shitje dhe nuk keni marr akoma ofertën që keni menduar atëhere vazhdoni ta lexoni artikullin deri në fund dhe ju sigurojmë që këshillat tona do të jenë shumë të vlefshme.
1. Mbani një libër shërbimesh
Është diçka shumë e rendësishme, nëse thoni që ju e keni mirëmbajtur në mënyrë periodike makinën tuaj. Por a mund ta vërtetoni këtë gjë?
Nëse jeni duke shitur makinën tuaj është e rëndësishme që të keni një libër shërbimesh ku të jenë të demostruara të gjithë regullimet që keni bërë për të mirëmbajtur makinën tuaj. Është shumë e rendësishme të keni një servis të besuar dhe me reputacion të mirë ku çoni makinën tuaj, pasi kjo gjë tregon shumë për kujdesin që keni treguar ndaj makinës që ju dëshironi të shisni.
2. Goma si të reja
Një nga detajet që të tërheq vëmëndjen në një makinë jane gomat e saj. Ka më shumë mundësi të tërhiqni vemëndjen e blerësve potencial nëse gomat janë të reja dhe shkelqëjnë që nga larg. Kjo e bën makinën të duket më tërheqëse vizualisht për syrin e blerësit. Prandaj ju këshillojmë se në qoftë se doni që ti rrisni vlerën makinës tuaj të konsideroni blerjen e gomave të reja të ose atyre si të reja.
3. Shikoni për gërvishtje dhe goditjet
Në makinën tuaj mund të keni gërvishtje dhe goditje që mund të jenë të kohës kur ju e keni përdorur që mund të bëjnë makinën tuaj të duket më e vjetër. Nëse në mend ju vjen lyerja e pjesshme e makinës, kini kujdes pasi ajo mund ta bëj makinën tuaj të duket me e vjetër. Në vend të kësaj ju këshillojmë që të përdorni metoda të tjera për të zvogluar dëmtimet. Një mënyrë tjetër është që të lyeni nga fillimi makinën. Ju këshillojmë të konsultoheni më një profesionist për koston dhe më pas bëni një vlerësim se a do ja vlej ky investim për të marrë disa para më shumë?
4. Lani makinën
Mund të duket sikur po themi të qartë këtu, por pastrimi i makinës suaj është një domosdoshmëri përpara shitjes. Përshtypja e parë ka rëndësi dhe një makinë e pastër dhe me shkëlqim u jep blerësve përshtypjen se ju jeni dikush që kujdeset për makinën e tyre. Një makinë me shkëlqim dhe me pamje të mirë do të dallohet në parking (ose në foto, në varësi të mënyrës se si planifikoni ta shisni makinën tuaj) dhe mund të rezultojë në një shitje me çmim më të lartë.
Një makinë e larë duket gjithmonë më bukur. Para se të nxirrni në shitje makinën, ju këshillojmë ta çoni në një lavazh. Ju sigurojmë se pasi të mërrni makinën, do të ngjaj si e re. Sigurohuni që të lani jo vetëm pjesën e jashtme por edhe nga brenda.
5. Ndryshoni fenerët
Fenerët e vjetër dhe të zbehtë mund të jenë një arsye se pse makina juaj mund të shitet me çmim më të ulët.
6. Regulloni timonin
Timoni prej lëkure është i prirur për t’u dëmtuar për shkak të konsumit të përditshëm. Një timon me pamje të lodhur dhe të konsumuar mund të jetë shkak për largimin e blerësve potencial.
Fatmirësisht, ju mund të rivendosni lëkurën e timonit të makinës suaj në shtëpi dhe ta bëni atë të duket krejt e re.
Mos harroni të peshoni koston e riparimit kundrejt çmimit përfundimtar të shitjes për t’u siguruar që çdo riparim i bërë është me kosto efektive. Shumë rregullime të makinave mund të bëhen në shtëpi duke përdorur produkte të ndryshme për rregullimin edhe përmirësimin e saj. Pasi të keni ndjekur të gjitha hapat më sipër që ju përshtaten dhe të keni përgatitur makinën tuaj për ta nxjerr në shitje, ju këshillojmë që ti bëni disa foto./Autobox.al/