Sipas dëshmitarëve i plagosuri në Vranjefc është 16-vjeçar
S

Sipas dëshmitarëve i plagosuri në Vranjefc është 16-vjeçar

Sipas dëshmitarëve në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, personi që është plagosur sot në mëngjes është 16-vjeçar.

Klan Kosova merr vesh se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar tre të shtëna. Rruga e cila para pak orësh ishte e bllokuar tashmë është liruar dhe shiritat e policisë janë larguar.

Rastin në fjalë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Plagoset një person në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë

TË FUNDIT