Sot përcaktohen dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste të Kupës
S

Sot përcaktohen dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste të Kupës

Prishtina dhe Drita janë skuadrat që e kanë siguruar kualfikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pasi eliminuan Trepçën ’89, përkatësisht Dukagjinin.

Për këtë synim sot do të luajnë edhe katër skuadra tjera.

Me interes të madh pritet ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva është mikpritëse e Ballkanit.

Skuadra e trajnerit Qëndrim Kida është në formë shumë të mirë dhe do të bëjë çmos që edhe në garat e Kupës të arrijë sa më shumë, por sigurisht që do ta ketë vështirë me kampionin aktual, Ballkanin.

Rivalitet pritet edhe në ballafaqimin tjetër, ku përballen suadrat e Ligës së Parë, Vjosa e  Suhareka.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00

TË FUNDIT