Spirit Karting Kosova një storie suksesi
S

Spirit Karting Kosova një storie suksesi

I themeluar vetëm pak kohë më parë (në vitin 2025), klubi Spirit Karting Kosova ka filluar menjëherë me rezultate të mira.

Pas katër garave të mbajtura sivjet (kaq ishin të planifikuara), Spirit Karting Kosova ka arritur të sigurojë pikët për titullin e kampionit të Kosovës në konkurrencën ekipore.

Kryetari i klubit, Arben Ruva, është shprehur i kënaqur me të arriturat e sivjetme.

“Ne jemi klub i ri, por në të cilin frekuentojnë garues që premtojnë shumë për të ardhmen. Sivjet jemi kampionë në konkurrencën ekipore dhe sigurisht jemi të kënaqur me këtë sukses”, ka thënë Ruva për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ai i ka vlerësuar lart të gjithë garuesit e klubit për përkushtimin dhe disiplinën sportive, por në bazë të rezultateve janë dalluar Blin Shala, Baran Karabeg, Erion Murtezi dhe Blerndion Rafuna.

Ruva e ka falënderuar Federatën e Auto Sportit të Kosovës për bashkëpunim si dhe: “Delfin Auto”, Ujin “Mokne”, “Mama Mantia” dhe “Red Bull” që e mundësuan aktivitetin e Spirit Karting Kosova gjatë këtij viti garues.

TË FUNDIT