Suhareka u lehtëson pushimet mërgimtarëve me hapësira parkimi falas
S

Suhareka u lehtëson pushimet mërgimtarëve me hapësira parkimi falas

Nga sot, më 11 korrik 2025, e deri më 20 gusht, mërgimtarët që vijnë për pushime në Kosovë do të mund të shfrytëzojnë hapësira të dedikuara për parkim në qytetin e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, njoftoi përmes një postimi në Facebook se parkimi do të jetë i mundësuar në dy lokacione: në oborrin e Komunës, përballë Parkut të Dëshmorëve (ish-Tregu i Qytetit), si dhe në oborrin e shkollës fillore “7 Marsi”.

“Pushime të mbara në vendlindje”, shkroi Muharremaj, duke shprehur mirëseardhje për bashkatdhetarët që po rikthehen gjatë sezonit veror, shkruan AutoPortali.

Ky vendim vjen si masë lehtësuese për fluksin e automjeteve që karakterizon muajt e verës në qytetet e Kosovës, sidomos për shkak të ardhjes së mërgatës.

TË FUNDIT