Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar ballafaqim me pozitën në Kuvend.
Kjo vjen pas përgjimeve të fundit mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq, njofton Klankosova.tv.
“Na obligon ta kërkojmë një transparencë rreth një përgjimi që është shpërfaq në publik, tri çështje që meritojnë përgjigje në këtë Kuvend. Ky Kuvend, qytetarët e Kosovës, meritojnë dhe duhet ta dinë për çfarë kushtesh është negociuar me kryekriminelin, terroristin, me iniciuesin e sulmit ndaj shtetit, lirisë e pavarësisë së Kosovës, Milan Radoiçiq”, tha Tahiri.
“Shihet aty qartë se aty ka pasur një kushtëzim për tërheqje e vlerës më të madhe, luftëtarëve të UÇK-së. Kjo qeveri nuk ka etik politike, po të kishte etik politike sot do ishte dashur të flasim se Ushtria e Kosovës është pa ushqim, po të kishte etik do të duhej të dorëheqje dikush që po vidhet me të madhe, do ta diskutonim pushtimin ekonomik që Serbia e bëri me një vendim”.
Tutje, Tahiri krahason kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me Mimoza Kusari-Lilën.
“I drejtohem Kusari-Lilës, nuk duhet në asnjë moment tëndin me vendos argument i cili nuk qëndron se mashtrimi dhe rrena luftohet vetëm me të vërtetën, e të vërtetën e di ky popull se kush është Ramush Haradianj e kush je ti”.



