Rreziku që iu kanoset nga vozitës të papërgjegjshëm në trafik pothuajse çdo ditë, po vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdimisht po raportojnë për shkeljet e ligjit që po i bëjnë shoferët, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në rrugën Gjilan–Prishtinë, ku një shofer i një veture të tipit “Golf II” ka kryer një tejkalim jashtëzakonisht të rrezikshëm në një kthesë, madje duke tejkaluar edhe tek zebrat, përcjell AutoPortali.
Pamjet e dërguara nga sinjalizuesit tregojnë se vetura ka tejkaluar një kamion në një pjesë të rrugës që ishte kthesë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në trafikun rrugor.



