Tekno futet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s
T

Tekno futet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Gjatë viteve 1980 skena e klubeve të Berlinit u zhvillua në një nga bërthamat kryesore të subkulturës tekno të asaj kohe në botë.

Zhanri i muzikës elektronike u bë një lloj kolone zanore e viteve të ndryshimit pas ribashkimit të Gjermanisë.

Si simbole të saj mund të përmenden klubi legjendar “Tresor”, i cila u hap në vitin 1991 si dhe Parada vjetore e Dashurisë.

Tani skena e famshme e teknos së Berlinit përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, transmeton Indeks Online.

Berlini njihet në botë për gjallërinë e klubeve, megjithatë shumë prej tyre po vuajnë ende nga pasojat e pandemisë COVID-19.

TË FUNDIT