Mëngjesin e së enjtes, Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitutë 3.6 shkallë të Rihterit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit, shkruajnë mediat shqiptare transmeton AutoPortali.
Deri tani, nuk është raportuar për pasoja në njerëz apo dëme materiale.