Tirana ndryshon pamje – Rama publikon fotot pas lirimit të hapësirave publike
T

Tirana ndryshon pamje – Rama publikon fotot pas lirimit të hapësirave publike

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve ka sjellë frymëmarrje për komunitetet si dhe bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Prej fillimit të korrikut në gjithë vendin po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të një lagjeje para dhe pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, raporton ATSH.

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror, përcjell AutoPortali.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

TË FUNDIT