Tre të lënduar në një vetaksident në rrugën Gjakovë-Klinë
T

Tre të lënduar në një vetaksident në rrugën Gjakovë-Klinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në rrugën Gjakovë-Klinë, saktësisht në fshatin Mrasor.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar”.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor./AutoPortali/

TË FUNDIT