Ndërmarrja “Trepça” ka larguar edhe tre punëtorë.
Lajmi u bë i ditur përmes njoftimeve në llogarinë zyrtare të kësaj ndërmarrjeje në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Në njoftime për secilin punëtor, thuhet se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
- Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1049 e dt. 12.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:4567 të dt. 20.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.M.
- Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. A.P. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1050 e dt. 12.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:4571 të dt. 20.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.P
- Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. K.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1118 e dt. 25.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:4569 të dt. 20.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për K.M.
Pos këtyre punëtorëve, “Trepça” bëri të ditur dje se janë larguar katër, e një tjetrit i është shkëputur kontrata përkohësisht.



