Bota serbe duhet luftuar dhe kundërshtuar me forcë pasi është një rrezik për mbarë Ballkanin Perëndimor”.
Është kjo kërkesa e Daniel Serwer, profesorit të njohur amerikan, ekspert në menaxhimin e konflikteve.
Duke folur ekskluzivisht për A2 CNN, profesori analizon dialogun duke këshilluar që të kalohet në arritje praktike.
Serwer për gazetarin e A2 CNN në Prishtinë, Ideal Gola, kritikon ashpër sjelljen e BE-së dhe SHBA-së që përkëdhelin Serbinë, pasi është një politikë që nuk funksionon.
Ai pati edhe një paralajmërim nëse Donald Trump zgjidhet në nëntor si president i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se republikani mund të mbështesë botën serbe, përfshirë këtu ndarjen e Bosnjes, ndoshta edhe të Kosovës.



