Greqia ka përjetuar një rritje të fuqishme të turizmit gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, duke mirëpritur mbi 4.1 milionë turistë, që përfaqëson një rritje prej 5.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, me një rritje prej 10.6%, sipas Bankës së Greqisë.
Flukset hyrëse u udhëhoqën kryesisht nga udhëtimet ajrore me një rritje prej 10.8%, ndërsa hyrjet tokësore ranë me 3.9%, transmeton AutoPortali.
Sipas GeekReporter, rritja më e madhe erdhi nga vendet jashtë BE-së, me 19.7% më shumë vizitorë, ndërsa vendet tjera pësuan një rënie prej 5.4%.
Nga tregjet kryesore ndërkombëtare:
- SHBA: +26.9% me 339.500 vizitorë
- Mbretëria e Bashkuar: +41.5% me 294.600 vizitorë
- Gjermania: +3.6% me 475.500 vizitorë
- Franca: -22.6%
- Italia: -11%
- Rusia: + lehtë me 2.800 vizitorë
Sa i përket të ardhurave, vendet jashtë BE-së kontribuuan me 1 miliard euro (+26%), ndërsa vendet e BE-së sollën 1.025 miliard euro, një rënie prej 1.8%.
SHBA ishte lider me 325.5 milionë euro të ardhura (+36.8%), e ndjekur nga Britania me 167.8 milionë euro (+23.4%). Ndërkohë, Franca dhe Italia shënuan rënie respektive prej 25% dhe 6.6%.
Këto të dhëna konfirmojnë një fillim të fortë për sektorin turistik grek në vitin 2025, me potencial për të tejkaluar rekordin e vitit të kaluar, kur Greqia priti mbi 40 milionë turistë dhe siguroi 21.7 miliardë euro të ardhura. /AutoPortali



