UEFA ka deleguar edhe një herë Visar Kastratin si gjyqtar kryesor në një ndeshje ndërkombëtare. Këtë herë, Kastrati do të ndajë drejtësinë në përballjen mes Hibernians dhe Spartak Trnava, që zhvillohet në kuadër të raundit të dytë të UEFA Conference League.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Tony Bezzina në Paola të Maltës, më 24 korrik, me fillim në orën 18:00. Kastratit do t’i bashkëngjiten si asistentë Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Alban Shala, shkruan AutoPortali.
Emërimi i Kastratit në këtë sfidë tregon besimin që UEFA i ka dhënë atij për të menaxhuar ndeshje me rëndësi në arenën evropiane, duke vijuar kështu karrierën e tij në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.




