Vazhdon Greva e teknikëve të UP-së, Azemi: Shumica janë me tension të lartë, po dërgohen në QKUK
V

Vazhdon Greva e teknikëve të UP-së, Azemi: Shumica janë me tension të lartë, po dërgohen në QKUK

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se po vazhdon greva e punëtorëve teknik të Universitetit të Prishtinës, përcjell AutoPortali.

Azemi ka thënë se për punëtorët e Qendrës së Studentëve është arritur një marrëvehsje për rritje të pagës.

Ai tha se në Qendrën Studentore mbyllet në bazë të vendimit për rritje të pagës, e cila rritje siç tha ai “fillon menjëherë”.

Po ashtu Kryetari iSindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat  se në UP po vazhdon greva pa asnjë sinjal se ajo do të përfundoi së shpejti.

Postimi i plotë i tij:

Greva në Qendrën Studentore mbyllet në bazë të vendimit për rritje të pagës kjo rritje fillon menjëherë .Të gjithë punëtorët unanimisht votuan për fillimin e punës dhe nga ora 10 gjithqka është normale .Kurse tani në UP po vazhdon greva pa asnji sinjal se ajo do të përfundoi së shpejti,nga shqetësimet tani punëtorët po dërgohen në spital dhe kryesisht janë me tension të lartë ,qarkullojnë lajme jozyrtare se për ditët në grevë nuk do të paguhemi , ne ju bajm me die se qdo shkelje e ligjit mbi grevat nga ana juaj neve na e imponon që të radikalizohemi e që ne se dëshirojmë./AutoPortali/

 

TË FUNDIT