Vdes kameramani Aziz Krasniqi, AGK: La pas vetës një karierë të gjatë e të përkushtuar
V

Vdes kameramani Aziz Krasniqi, AGK: La pas vetës një karierë të gjatë e të përkushtuar

Ka vdekur në moshën 75 vjeçare kameramani I RTK-së Aziz Krsniqi, përcjell AutoPortali.

Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ku kanë shprehur ngushëllime për të ndjerin.

Në njoftim thuhet se vdekja e Krasniqit ka ngjallur dhimbje e pikëllim te familja dhe komuniteti i gazetarëve.

Postimi i plotë i AGK-së:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e kameramanit Aziz Krasniqi

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare kameramani i njohur i Radio Prishtinës, Aziz Krasniqi.

I lindur më 22 korrik 1949, Krasniqi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai kishte kontribuar në dokumentimin e ngjarjeve historike për dekada, duke qenë pjesë e rëndësishme e transmetimeve televizive dhe radiove të Kosovës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij./AutoPortali/

TË FUNDIT