Dje në QKUK ka vdekur një burrë si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, pronari i firmës ku punonte i ndjeri dhe pronari i tokës.
“Lipjan 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin policor./AutoPortali/



