Vdes një shtetase e huaj në Qendrën e Skijimit në Brezovicë
V

Vdes një shtetase e huaj në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin se një person ka mbetur i vdekukr në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Klankosova.tv ka thënë se incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”, transmeton AutoPortali.

“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, tha ai.


Vdes një shtetase e huaj gjatë skijimit në Brezovicë, doli nga pista dhe u përplas për një lisi

Një shtetase e huaja ka vdekur në Brezovicë, ku gjatë skijimit e ka humbur kontrollit dhe është goditur për një lis në zonën e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Ardian Grazhda, menaxher i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, i cili tha se kufoma vazhdon të jetë ende në vend të ngjarjes.

“Kufoma është ende tek vendi, ku po e presim prokurorin. Ka dalë jashtë pistës, e ka humbur kontrollin dhe është goditur për një lis. Burri i saj na ka treguar se shenja jete nuk ka. Janë shtetas të huaj”, tha Grazhda për Klankosova.tv.

TË FUNDIT