Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është parë se janë shkruar disa grafitë të natyrës nacionaliste në veri të Mitrovicës, përcjell AutoPortali.
Sipas raportit të policisë ato janë vërejtur në një shtëpi të pabanuar, ku shihet kryqi me 4 C.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë:NXITJE E PËRQARJES DHE MOSDURIMIT- Kroi i Vitakut, Mitrovicë Veri 29.02.2024 – NN. Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime/Autoportali/