Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës. Një makinë është futur në dyqanin që ndodhet anash rrethit.
Policia dhe emergjenca ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Gazeta Express sjell pamje nga ky vet aksident, i cili dyshohet se ndodhi rreth orës 06:20.


E ky nuk është vet aksidenti i parë në këtë rreth.
Në janar të vitit të shkuar, një person mbeti i vdekur afër vendin ku ndodhi sot ky aksident.



