Vetaksident në rrugën Kllokot-Viti, vdes 28-vjeçari Besnik Kurteshi
V

Vetaksident në rrugën Kllokot-Viti, vdes 28-vjeçari Besnik Kurteshi

28-vjeçari Besnik Kurteshi, ka vdekur të premtën si pasojë e një vetaksidenti që rezultoi me fatalitet në rrugën Kllokot-Viti.

AutoPortali merr vesh se vetura është vetrrokullisur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Të aksidentuarit ishin shokë mes vete, ku pasagjeri vdiq në vendin e ngjarjes ndërsa shoferi është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më datën 01.11.2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humbe kontrollin mbi automjetin, duke dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu dejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”.

Hashani ka thënë se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vozitësi do të dërgohet në mbajtje./AutoPortali/

TË FUNDIT