Të mërkurën ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë.
Një veturë në levizje e ka goditur një këmbësore e cila ka pësuar lëndime, shkruan AutoPortali.
Me vendim të prokurorit ngasësi i veturës është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Bill Klinton, Prishtinë / 18.06.2025 – 12:15. Ka ndodhur aksident trafiku ku drejtuesi i veturës mashkull kosovar ka goditur këmbësoren – viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit ngasësi i veturës është dërguar në mbajtje./AutoPortali/



