Viti i Pyjeve, Rama: Mbillen fidanë të rinj përgjatë rrugës Shkodër-Velipojë
V

Viti i Pyjeve, Rama: Mbillen fidanë të rinj përgjatë rrugës Shkodër-Velipojë

Programi i pyllëzimit është shtrirë edhe përgjatë akseve rrugore nacionale dhe dytësore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjelljet e pemëve përgjatë aksit Shkodër-Velipojë.

Rama u shpreh se “rruga Shkodër – Velipojë po zbukurohet me fidanë të rinj, pjesë e programit të Vitit të Pyjeve ku po shfrytëzohet çdo ditë e ciklit biologjik të mbjelljeve për shtimin e sipërfaqeve pyjore dhe hapësirave të gjelbra”, shkruan ATSH.

Vitit 2024 është shpallur viti i Pyjeve dhe në këtë kuadër është hartuar edhe një kalendar aktivitetesh që pritet të sjellin kontribut të rëndësishëm për natyrën, jo vetëm në aksione mbjellje, por edhe në ndërgjegjësim.

TË FUNDIT