Vjen reagimi i Rohdes pasi kuvendi miratoi ligjin për KPM-në: BE ka dhënë opinionet, janë injoruar
V

Vjen reagimi i Rohdes pasi kuvendi miratoi ligjin për KPM-në: BE ka dhënë opinionet, janë injoruar

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për KPM-në pa i marrë fare parasysh rekomandimet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se nëse Kosova do të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, atëherë çdo ligj të ri duhet ta bëjë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. Rohde shton se rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare janë injoruar.

“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

TË FUNDIT