Zbulohet memoriali i daljes publike të UÇK-së në Llaushë
Z

Zbulohet memoriali i daljes publike të UÇK-së në Llaushë

Sot në Llaushë të Skenderajt u bë zbulimi i memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e shumë personaliteteve, pjesëmarrës ishin edhe nënkryetari i Skenderajt njëherësh epror i UÇK-së në Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Pikërisht në këtë fshat, në 1997-tën doli publikisht për herën e parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u vra më 26 nëntor të po atij viti nga forca policore dhe ushtarake serbe.

Aty Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi-Kapuçi lexuan deklaratën publike të daljes para popullit të UÇK-së./KlanKosova/

TË FUNDIT