Në një postim në platformën X, ai ka thënë se në Kroaci do takohet edhe me përfaqësues të vendeve të tjera të rajonit, dhe për të marrë pjesë në Samitin e tretë Ukrainë-Evropa Juglindore.
“Me kryeministrin Plenkoviq do të diskutojmë për bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes, rehabilitimin e luftëtarëve tanë të plagosur në vijën e frontit, si dhe rimëkëmbjen e Ukrainës”, Klankosova.tv
“Në samitin në formatin Ukrainë+12, ne do të diskutojmë përpjekjet ndërkombëtare për të afruar paqen dhe zbatimin e Formulës së Paqes, përgjigjen tonë të përbashkët me partnerët ndaj sfidave të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë Zelenksy.



