Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se ka ndërmarrë me sukses një operacion kërkim-shpëtimi pas raportimeve për një person të zhdukur dhe të lënduar.
Sipas njoftimit të publikuar, ekipet e shpëtimit janë mobilizuar menjëherë pas pranimit të informacionit dhe kanë arritur të lokalizojnë personat e zhdukur
Të lënduarit, që sipas shoqatës janë shtetas të huaj, kanë marrë ndihmën e parë dhe janë në proces të bartjes në një zonë të sigurt.
“Ekipet tona janë në terren për t’u ofruar ndihmën e parë dhe për t’i bartur në zonë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Shoqata gjithashtu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar gjatë këtij operacioni.
Nuk janë dhënë ende detaje shtesë rreth vendndodhjes së saktë apo gjendjes shëndetësore të të lënduarve.