Zjarr në aeroportin italian, pezullohen fluturimet
Z

Zjarr në aeroportin italian, pezullohen fluturimet

Një zjarr i përmasave të vogla ka pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin italian të Ciampinos.

Sipas të dhënave zjarri shpërtheu në një dhomë teknike në bazën e kullës së kontrollit në aeroport dhe punonjësve të dhomës së operacioneve iu kërkua që të evakuoheshin deri në largimin e tymit.

Për këtë arsye, ngritjet dhe uljet janë pezulluar përkohësisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përgjegjëse, shkruan A2CNN.

Raportohet se nuk janë regjistruar dëme në pajisjet e përdorura për funksionimin e kullës së kontrollit, teksa organet kompetente  janë duke u hetuar shkaqet e zjarrit.

TË FUNDIT