ZPS konfirmon aksionin ku raportohet se u arrestuan Kilaj, Smakaj e Fazliu
Z

ZPS konfirmon aksionin ku raportohet se u arrestuan Kilaj, Smakaj e Fazliu

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar aksionin e sotëm, ku raportohet se u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliut, ndonëse nuk ka përmendur arrestimet e emrat e të arrestuarve.

ZPS ka thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton Express.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë ai.

Për Smakajn, Express ka mësuar nga burime për arrestimin e tij.

Ndërkohë, arrestimin e Fadil Fazliut e ka përmendur ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK’së, Faton Klinaku.

TË FUNDIT