Çka nëse Sylvinho dështon në ndeshjen ndaj Serbisë? Përgjigjet kreu i FSHF-së
Ç

Çka nëse Sylvinho dështon në ndeshjen ndaj Serbisë? Përgjigjet kreu i FSHF-së

Muaji i ardhshëm do të sjellë një nga ndeshjet më të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, e cila do të përballet me Serbinë në një duel që shumëkush e konsideron si “finalen” e grupit, sa i përket shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Takimi do të luhet në qytetin Leskovc të Serbisë, dhe do të jetë hera e dytë që dy përfaqësueset përballen në kuadër të këtyre eliminatoreve.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Tiranë, përfundoi në barazim, duke e lënë të hapur garën për një vend në fazën “play-off”.

Për Shqipërinë, që aktualisht mban vendin e dytë në grup, kjo përballje ka peshën e një beteje vendimtare.

Vetëm një fitore në tokën serbe do ta forconte ndjeshëm pozicionin e kuqezinjve dhe do t’i afronte ata më shumë me ëndrrën e madhe kualifikimin për herë të parë në një Kampionatë Botëror.

Turneu prestigjioz i vitit 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, dhe pjesëmarrja në këtë garë do të ishte historike për kuqezinjtë.

Por çfarë ndodh nëse skuadra e Sylvinhos nuk arrin të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje delikate?

Për këtë ka folur Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një interviste në emisionin Opinion në TV Klan.

Ai konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar për trajnerin brazilian dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë në projektin e nisur.

“Nëse ne do të kualifikohemi në Botëror, Sylvinho padyshim që do të jetë trajneri ynë edhe në të ardhmen,” – u shpreh Duka.

Ky mesazh vjen si sinjal qartësisht pozitiv për stafin teknik dhe lojtarët, duke shtuar besimin në prag të një sfide që mund të hyjë në historinë e futbollit shqiptar.Nëse nuk do të kualifikohemi në Botëror, kjo gjë diskutohet shumë”, u shpreh kreu i futbollit shqiptar.

TË FUNDIT