Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, mendon se Rodrin e meriton të jetë fituesi i “Topi të Artë”.
Spanja e përfundoi Kampionatin Evropian me një rekord perfekt, duke fituar të shtatë ndeshjet e saj.
Ata mundën Anglinë 2-1 në finalen në “Olympiastadion” në Berlin më 14 korrik. Nico Williams i dha avantazhin Spanjës në minutën e 47-të përpara se Cole Palmer të barazonte (73′). Mikel Oyarzabal, megjithatë, theu zemrat angleze me golin e tij të minutës së 86-të.
Në finale, Rodri është dashur të zëvendësohet në pjesën e parë nga Martin Zubimendi.
Megjithatë, mesfushori i Manchester Cityt mori çmimin Lojtari i Turneut.

Luis de la Fuente shprehu mbështetjen e tij për ish-lojtarin e Atletico Madrid për të fituar Topin e Artë, duke thënë: “Zubimendi zëvendësoi lojtarin më të mirë në botë, ju lutem Rodri meriton ‘Topin e Artë’ tani”.
Spanjolli e përfundoi sezonin 2023-24 me trofetë e Premier League dhe UEFA Euro 2024.
Ai është aktualisht një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij dhe mund të jetë një kandidat i fortë për të fituar “Topin e Artë”.



