Shtatë skuadra shqiptare vazhdojnë aventurën evropiane – orari
S

Shtatë skuadra shqiptare vazhdojnë aventurën evropiane – orari

Ndeshjet e kësaj mesjave në garat evropiane kanë qenë me rezultate të dobëta për pothuajse të gjithë skuadrat shqiptare, ku katër prej tyre u eliminuan nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Evropës, teksa tani ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës.

Malisheva, Vllaznia, Tirana dhe Shkëndija kanë mbyllur aventurën në garat evropiane, ndërsa shtatë klube shqiptare kanë mbetur në garë.

Ballkani, Llapi dhe Drita do të jenë pjesë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës, me suharekasit që do të luajnë ndaj maltezëve të Hamrun Spartans.

Llapi do të përballet me danezët e Brondbyt, ndërsa Drita do të ketë punë me islandezët e Breidablik.

Nga Superiorja e Shqipërisë, në garë kanë mbetur  Egnatia dhe Partizani. Kampionët rrogozhinas do të luajnë ndaj ekipit islandez, Vikingur Reikjavik, ndërsa kryeqytetasit me skuadrë gjeorgjiane Iberia 1999 Tbilisi.

Edhe Decici do të ketë kundërshtar gjeorgjian, Dinamo Batumi, ndërsa Struga do të luajë ndaj armenëve të Pjunik Jerevan në turin e dytë.

Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 25 korrik dhe 1 gusht.

Liga e Konferencës:
BALLKANI – Hamrun Spartans
Brondby – LLAPI
Breidablik – DRITA
Vikingur Reikjavik – EGNATIA
Iberia 1999 Tbilisi – PARTIZANI
STRUGA – Pjunik Jerevan
Dinamo Batumi –DECIC

TË FUNDIT