“Zymi 2024”, beteja e fundit për pikë në disiplinën malore

“Zymi 2024”, beteja e fundit për pikë në disiplinën malore

Me garën “Zymi 2024”, e cila mbahet në këtë fundjavë përfundon Kampionati i sivjetmë i Kosovës për disiplinën malore.

Pas, Krujës, Kullës, Grashticës, Brezovicës e Molikës, Zymi e përmbyll kampionatin në këtë disiplinë.

Prandaj, nuk ka dyshim që të dielën, garuesit (sidomos disa prejt tyre) do të jenë maksimalisht të përkushtuar në mënyrë që t’i marrin pikët e nevojshme për synimet e tyre në plasmanin përfundimtar.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 09:00-11:00, ndërsa vozitja e parë testuese fillon në orën 12:00.

Të dielën, paraqitja në garë bëhet nga 10:00-10:30 dhe pas procedurave të zakonshme, starti zyrtar i garës do të jetë në orën 12:00.

Klubi organizator, SHAM AK Prizreni D&G, në bashkëpunim me FASK-un i ka bërë përgatitjet e duhura që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

TË FUNDIT