Futbollisti shqiptar Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren e madhe të Dinamo Zagrebit kundër Fenerbahces me rezultat 3-1, në një ndeshje të vlefshme për Europa League.
Ai luajti nga minuta e parë dhe dha një kontribut të rëndësishëm, duke regjistruar një asist të vlefshëm që ndihmoi ekipin të sigurojë këtë sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, transmeton AutoPortali.
Sipas platformës së njohur për analizë të performancave, SofaScore, sulmuesi shqiptar u vlerësua jashtëzakonisht mirë, duke marrë notën 8.2, një nga më të lartat në këtë përballje.
Përveç asistimit, Hoxha tregoi edhe njëherë aftësitë e tij teknike dhe fizike, duke kryer tetë tentime për driblime gjatë ndeshjes, prej të cilave pesë i realizoi me sukses.
Ai u pengua dy herë në mënyrë të palejuar, që dëshmon se ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.
Në aspektin e ndërtimit të lojës dhe kontrollit të topit, Hoxha pati një pasim kyç, arriti të fitojë nëntë duele në duel me kundërshtarët dhe kompletoi 21 pasime të sakta, duke treguar edhe saktësi dhe vendosmëri në të gjitha fazat e lojës.
Sulmuesi i krahut ka marrë më shumë minuta në fushë gjatë javëve të fundit dhe forma e tij në rritje është bërë evidente në çdo paraqitje.
Kjo performancë ndaj Fenerbahces konfirmon se Arbër Hoxha po afirmohet si një prej lojtarëve kryesorë të Dinamo Zagrebit, duke treguar potencial të madh dhe duke ndikuar pozitivisht në rezultatet e skuadrës në konkurrencën evropiane. /AutoPortalia



