FIFA me postim për Kosovën para ndeshjes ndaj Sllovenisë
F

FIFA me postim për Kosovën para ndeshjes ndaj Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u ngjitur në vendin e 84-të të renditjes më të fundit të FIFA-s, siç ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e institucionit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFA (@fifa)

Ky sukses konfirmon progresin e jashtëzakonshëm që futbolli kosovar ka përjetuar që nga viti 2016, kur përfaqësuesja u rendit për herë të parë në pozitën e 190-të.

Rritja prej më shumë se 100 vendesh në vetëm pak vite reflekton zhvillimin e vazhdueshëm të Kombëtares, i cili është kurorëzuar edhe me paraqitjet e shkëlqyera në kualifikimet për Botërorin 2026.

Me këtë formë dhe me pozicionimin e ri në renditje, Kosova shihet më pranë se kurrë objektivit për t’u kualifikuar në play-off të Kupës së Botës, një arritje që do të ishte historike për futbollin e vendit.

Sfida vendimtare për këtë rrugëtim do të zhvillohet më 15 nëntor, kur Kosova do të përballet me Slloveninë në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e saj drejt Botërorit 2026. /AutoPortali

TË FUNDIT