Vettel me fjalë prekëse për Schumacherin para Çmimit të Madh të Italisë
V

Vettel me fjalë prekëse për Schumacherin para Çmimit të Madh të Italisë

Katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, do të rikthehet në pistën e Monzës të dielën, në një moment shumë emocional për Formula 1. Në kuadër të festimit të 30-vjetorit të ardhjes së Michael Schumacher te Ferrari, Vettel do të drejtojë makinën legjendare Ferrari F2002, me të cilën Schumacher fitoi titullin në vitin 2002.

Vettel, i cili e kishte Schumacherin idhull dhe më vonë mik e mentor, tha: “Do të vij në Monza të dielën dhe do të drejtoj makinën e Michael. Jam shumë i emocionuar dhe mezi po e pres”.

Më pas ai shtoi: “Është e qartë se Michael nuk e shohim më në publik, por jam i sigurt se të dielën do ta ndiejmë dhe do ta dëgjojmë fuqishëm praninë e tij”.

Vettel e cilësoi mundësinë për të drejtuar Ferrari F2002 si një privilegj dhe nder të madh.

Në Monza do të ekspozohen edhe makina të tjera të Schumacherit, përfshirë F310 të vitit 1996 dhe 248 F1 të vitit 2006. Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc gjithashtu do të garojnë të dielën me Ferrari që kanë detaje retro të frymëzuara nga F310.

Kualifikimet mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën në orën 15:00

 

TË FUNDIT