Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet, duke shënuar një sukses të rëndësishëm në garën ndërkombëtare.
Të martën paradite, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, përfaqësuesja jonë e mposhti Kombëtaren e Bullgarisë me rezultatin 20:17, në një ndeshje të luftuar dhe me intensitet të lartë.
Hendbollistet kosovare e nisën më mirë takimin, duke dominuar në minutat e para dhe duke fituar pjesën e parë me rezultat 7:4.
Loja e mirë në mbrojtje dhe organizimi në sulm u reflektuan qartë në epërsinë e krijuar.
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më e fortë dhe më e baraspeshuar, ndërsa bullgaret arritën ta fitojnë këtë pjesë me rezultat 8:7. Megjithatë, vajzat tona arritën ta ruajnë avantazhin e krijuar më herët.
Pjesa e tretë dhe e fundit i takoi sërish Kosovës, me hendbollistet tona që ishin vazhdimisht në epërsi dhe e menaxhuan ndeshjen me qetësi. Me lojë të sigurt dhe aksione të rrjedhshme, ato arritën ta konfirmojnë fitoren e parë në Kampionatin e 19-të Mesdhetar.
Kjo fitore pritet të shërbejë si motivim shtesë për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme të kampionatit./AutoPortali



