Orlando Pride ka realizuar një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e futbollit të femrave, duke nënshkruar me yllin meksikan Lizbeth Ovalle për një tarifë rekord botëror prej 1.5 milion dollarësh (1.3 milion euro).
Kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm të vendosur nga transferimi i Olivia Smith te Arsenali, transmeton AutoPortali.
E njohur si “La Maga”, Ovalle i bashkohet klubit të NWSL me kontratë deri në vitin 2027, me mundësi rinovimi deri në 2028.
Bienvenida a Orlando ✨
The Orlando Pride have signed Mexican forward Jacquie Ovalle to a world-record deal through 2027, with a mutual option for 2028.
READ MORE: https://t.co/4jcWiHmngN pic.twitter.com/302FKwres6
— Orlando Pride (@ORLPride) August 21, 2025
Sulmuesja 25-vjeçare largohet nga Tigres UANL si golashënuesja më e mirë në historinë e klubit, me 136 gola dhe 103 asistime në 294 ndeshje.
Gjatë tetë viteve të saj me klubin, ajo fitoi gjashtë tituj kampion dhe tre trofe “Campeon de Campeonas”.
Në arenën ndërkombëtare, Ovalle ka përfaqësuar Meksikën në 81 ndeshje dhe ka shënuar 20 gola, përfshirë kontributin e saj në triumfin e Meksikës në Lojërat Pan Amerikane 2023.



