Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions League për sezonin 2025/26
S

Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions League për sezonin 2025/26

Superkompjuteri i kompanisë Opta ka publikuar përditësimin më të fundit për favoritët e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, që nis më 16 shtator.

Sipas simulimeve të kryera plot 10,000 herë, Liverpooli del si pretendenti kryesor për të fituar trofeun, me 20.4% shanse. Pas tij renditet Arsenali me 16%, ndërsa kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, kanë 12.1% gjasa për të mbrojtur titullin.

Top 5-shja e favoritëve plotësohet nga Barcelona dhe Manchester City, me nga 8.4% secila.

Renditja:

Chelsea (7.0%)

Real Madrid (5.8%)

Bayern Munich (4.3%)

Inter dhe Newcastle (nga 3%)

 

Pozitat 11 deri në 20 i zënë ekipe si Benfica, Napoli, Tottenham, Dortmund, Club Brugge, Sporting, Leverkusen, Atletico Madrid, Juventus dhe Atalanta.

TË FUNDIT