25 vjetori i masakrës në fshatrat e Rahovecit, Krasniqi: Në mesin e martirëve ishte edhe gjyshi im
2

25 vjetori i masakrës në fshatrat e Rahovecit, Krasniqi: Në mesin e martirëve ishte edhe gjyshi im

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar të vrarët e masakrës në fshatrat e Rahovecit, në 25-vjetorin e saj.

Ai tha se në mesin e martirëve të Fortesës ishte edhe gjyshi i tij.

“25 vite më parë, regjimi gjenocidal serb filloi masakrat ne fshatrat e Rahovecit, duke vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc, e ku ranë edhe pesë dëshmorë në mbrojtje të popullatës shqiptare.  Në mesin e martirëve të Fortesës ishte edhe gjyshi im, Hysni Zhuniqi, bashkë me familjarë të shumtë. Sakrificat, vuajtjet dhe dhembja e popullit tonë në rrugën e çlirimit kanë qenë të mëdha – por akoma më e madhe ishte vendosmëria për liri dhe pavarësi. Prandaj, sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar Krasniqi./AutoPortali/

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/923499782482086?ref=embed_post

TË FUNDIT