44 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet
4

44 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 44 aksidente, dy me fatalitet, 21 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 1 mijë e 502 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 2
Aksident trafiku  me të lënduar 21
Aksident trafiku  me dëme materiale 21
Tiketa trafiku të shqiptuara 1502
Persona të arrestuar 17
Persona në mbajtje 13
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT