Robert Lewandowski gjatë verës mund të largohet nga Barcelona për të kaluar te Atletico Madrid, ka thënë gazetari spanjoll Ruben Uria.
Ky informacion është përhapur si rrufe në mediat spanjolle dhe më gjerë.
“Barcelona dëshiron të lirohet nga sulmuesi polak. Paga e tij është ngarkesë e madhe për katalonasit. Pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2026, te Barcelona kanë nisur përgatitjet për largimin e tij gjatë verës së sivjetmë, ndërsa për shërbimet e 35-vjeçarit, interesim ka shprehur Atletico Madrid”, ka thënë Uria.

Të gjitha mediat tjera kanë shkruar se, duke marrë parasysh moshën e Lewandowskit, paga vjetore e tij prej 27 milionë euro është shumë e lartë.



