Unaza e titullit kampion në NBA e vitit 2000 fituar nga Lakers, që ish-basketbollisti Kobe Bryant ia kishte dhuruar babait të tij Joe Bryant në vitin 2013, është shitur në ankand për vlerën e 860 mijë euro.
Titulli i vitit 2000 ishte i pari nga 5 titujt kampionë në NBA të fituar nga Kobe Bryant. Legjenda e NBA vdiq tragjikisht në janar 2020 në një përplasje helikopteri së bashku me vajzën e tij Gianna.
Unaza, e shitur në tregun e koleksioneve Goldin, mori 43 oferta dhe shënoi çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një unazë kampione të NBA. Objekti mban shkrimin “Bryant” në njërën anë dhe u shit në shtëpinë e ankandeve.

Megjithatë, ky nuk është një rekord absolut i paguar për një unazë kampionësh. Kjo ende i
përket unazës së titullit të Serisë Botërore të vitit 1927 të yllit të New York Yankees, Babe Ruth, prej 2.09 milionë dollarësh.



