Red Bull Racing me gjasë do të humbë shkëlqimin, pasi nga skuadra do të lartgohen njerëz me shumë rëndësi. Adrian Newey, që do të shkojë te Ferrari, nuk do të jetë i vetmi që do të lërë kampionët. Duket se edhe Max Verstappen mund të largohet në fund të vitit për t’u bashkuar me Mercedes.
Mediat gjermane shprehen se midis garës së Majamit dhe asaj në vijim në Imola, stafi i Verstappen do të takohet me Mercedes. Takimi pritet të përfshijë “kokat kryesore” të Mercedes.
Ola Kallenius (president i bordit të drejtorëve të Mercedes), Toto Wolff dhe Sir James Ratcliffe i Ineos, secili pronar i 33 për qind e ekipit.
Në kahun tjetër, përveç Max Verstappen, në tryezë do të ulen edhe menaxheri i tij Raymond Vermeulen dhe babai i pilotit Jos Verstappen. Siç dihet, piloti holandez ka një klauzolë largimi nga kontrata e Red Bull (e cila do të përfundojë në vitin 2028) të lidhur me qëndrimin e Helmut Marko, që gjithashtu është i gatshëm të largohet.

Mediat gjermane shtojnë se Verstappen kërkon garanci nga Mercedes, që të mund të hedhë në pistë një makinë më konkurruese se sa ajo e parë në këtë pjesë të parë të kampionatit. Prandaj holandezi mund të kërkojë ardhjen e disa teknikëve të nivelit të lartë nga Red Bull, një detaj që do të shpjegonte presionin e Mercedes.
Kërkesat e Verstappen nuk e trembin treshen Kallenius-Wolff-Ratcliffe, të gatshëm për të vënë në tryezën e negociatave shifrën e 150 milionë eurove në vit, mes pjesës fikse dhe bonuseve dhe një kontrate afatgjatë që do ta bënte Verstappen ambasadorin e markës deri në fund të karrierës. Bashkë me Verstappen do të vijë edhe Helmut Marko.



