Mësohet shuma që fitoi Kombëtarja e Shqipërisë me pjesëmarrjen në EURO 2024
M

Mësohet shuma që fitoi Kombëtarja e Shqipërisë me pjesëmarrjen në EURO 2024

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli aventurën e saj në EURO 2024 pas humbjes minimale 1:0 nga Spanja.

Pas tri ndeshjeve, djelmoshat e Sylvinhos arritën ta siguronin vetëm një pikë, atë me barazimin 2:2 me Kroacinë.

Ajo pikë e fituar kishte vlerën e 500 mijë eurove, kurse në total Federata Shqiptare e Futbollit fitoi 9 milionë e 750 mijë euro.

Pjesën më të madhe të parave, Shqipëria i fitoi me kualifikimin në EURO 2024.

Kujtojmë që “Kuqezinjtë” ishin në një grup tejet të vështirë, ku si kundërshtarë patën ish-kampion e nën-kampion të Evropës, Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.

TË FUNDIT