Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj në një postim në rrjetet sociale ka bërë dallimin mes EURO 2016 dhe EURO 2024.
Mavraj bëri një krahasim interesant duke përmendur tifozen e “çmendur” të Shqipërisë, Rike Roçi, e cila kishte marrë vëmendje të madhe gjatë Kampionatit Evropian të mbajtur në Francë.
“Dallimi mes EURO 2016 dhe EURO 2024! Atëherë ne e kishim Riken”, ka shkruar Mavraj në rrjetet sociale.

38-vjeçari është pensionuar nga futbolli aktiv gjatë vitit 2022 sa ishte pjesë e klubit gjerman, Greuther Furth.
Me Kombëtaren e Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka zhvilluar më shumë se 50 paraqitje dhe ka shënuar tri gola.



