Plot tetë futbollistë të EURO 2024 ishin në rrugën e baballarëve të tyre. Futbolli është një pasion që trashëgohet, si në rastin e Thomas Strakoshës, i cili gjithashtu si babai i tij Foto Strakosha, arriti të vishte fanellën e kombëtares shqiptare. Madje në të njëjtin rol, atë të portierit.
73 ndeshje regjistroi Foto mes shtyllave të Kombëtares shqiptare, 31 numëron Thomas deri tani.
29-vjeçari i Brentfordit në Premier League, i luajti si titullar tri sfidat e kuqezinjve në Grupin B të EURO 2024.

“Gardiani” shqiptar bëri mirë në duelet kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Por edhe shtatë lojtarë të tjerë, njësoj si baballarët e tyre, kanë arritur të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare.
Në listën e veçantë të djemve të artë bëjnë pjesë emra si Federico Chiesa, Marcus Thuram dhe Kasper Schmeichel, Marcel Sabitzer, Daley Blind, e Francisco Conceicao.



