Yamal flet për krahasimin me Messin
Y

Yamal flet për krahasimin me Messin

Talenti i madh spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal ka folur për krahasimet e tij me legjendën Lionel Messi.

Kur u pyet se çfarë ndjen kur krahasohet me Lionel Messin te Barcelona, ​​Lamine Yamal nuk ngurroi t’i thotë fjalët më të mira për argjentinasin.

“Messi është lojtari më i mirë në histori. Të krahasohesh me të është e pabesueshme, por askush nuk mund të krahasohet me të”, ka thënë fillimisht Yamal.

“Shpresoj të kem gjysmën e karrierës që ka pasur Messi. Askush nuk do të jetë Messi, ky krahasim madje mund ta dëmtojë atë lojtar”.

Talenti i Barcelonës thuhet gjithashtu se ka refuzuar të pranojë fanellën ikonike me numër 10. Megjithatë, duket se ai ka disa kushte për të marrë atë.

“Numri 10 i përket Ansu Fatit. Nëse ai nuk do të ishte në skuadër dhe do të ma ofronin, sigurisht që do ta pranoja, është një ëndërr për mua”, përfundoi spanjolli.

Yamal aktualisht është i fokusuar në EURO 2024 me Kombëtaren e Spanjës.

Ai ka dhënë një asistim në tre paraqitje deri më tani, pasi ka shijuar një sezon të shkëlqyer 2023/24 me Barçën.

TË FUNDIT