Kante vendos rekordin e radhës
K

Kante vendos rekordin e radhës

Franca është kualifikuar për në çerekfinale të Kampionatit Evropian, EURO 2024, pas fitores ndaj Belgjikës me rezultat 1:0.

Përveç fitores, njëri prej lojtarëve ka patur edhe një gëzim tjetër pas përfundimit të 90 minutave. “Katalizatori” i mesfushës, N’Golo Kante, i cili ka vendosur një rekord të veçantë, duke u bërë kështu lojtari me më shumë ndeshje pa humbje radhazi, kur ai ka qenë titullar për kombëtaren e tij.

Me fitoren e kësaj të hëne, Kante ngjitet në kuotën e plot 19 ndeshjeve radhazi pa humbje në të cilat ai ka nisur nga minuta e parë, ku ka arritur të fitojë plot 13 prej tyre, ndërsa ka regjistruar edhe 6 barazime.

TË FUNDIT